Në një qendër tregtare në Vlorë, një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet e katit të dytë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ai ka thyer vitrinat dhe dyert prej xhami të disa dyqaneve. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve në këtë qendër tregtare, personi, rreth 30 vjeç, ofendon dhe shan, ndërkohë që vijon të dëmtojë bizneset.