Pamjet e mësipërme me dron vijnë nga Shkodra, në qytetin më të prekur nga reshjet e dendura të shiut dhe shkarkimeve të hidrocentraleve. Plot 2405 hektarë tokë dhe mbi 590 banesa janë të përmbytura tashmë nga uji, duke shkaktuar dëme katastrofike. Nga pamjet e kapura nga LSA shihen banesat dhe xhamia në lagjen Ajasem në hyrje të Shkodrës, të pushtuara tërësisht nga uji.