Top Channel/ Pamjet horror! Polici vret gruan që e thërret për ndihmë në shtëpi! Revolta në Illinois
23/07/2024 23:02

Policia e shtetit të Illinois ka publikuar pamje të kamerave trupore të momenteve kur një grua është qëlluar për vdekje nga një efektiv që kishte thirrur për ndihmë. Vrasja shokuese e 36-vjeçares Sonya Massey, në fillim të muajit nga oficerët që iu përgjigjën thirrjes në shtëpinë e saj, ka shkaktuar zemërim të gjerë dhe madje është dënuar edhe nga presidenti Joe Biden. Oficeri Sean Grayson është shkarkuar nga policia dhe ndaluar për vrasje, por i mohon akuzat. Incidenti tragjik ndodhi kur e ndjera Massey thirri policinë në Springfield, Chicago, pasi besonte se dikush mund të kishte hyrë në shtëpi. Por teksa oficerët hyjnë brenda banesës një debat nis mes gruas dhe policit që e qëlloi për vdekje. Gjatë bisedës, Massey i thotë policit: “Të dënoj në emër të Zotit”, ndërsa “polici i përgjigjet: “Bën mirë të mos e bësh se për Zotin të qëlloj në fytyrë”, dhe pas disa sekondash e qëllon për vdekje. Teksa kolegu i tij tenton të kërkojë kutinë e ndihmës së shpejtë, oficeri thotë: “Ajo ka marrë fund. Shko merre, por e kam qëlluar në kokë.” Për ngjarjen e paprecedentë ka nisur një hetim, ndërkohë që protesta me thirrjet “stop vrasjev nga policët” kanë shpërthyer në vend. Pamjet: AFP

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09