Top Channel/ Pamjet e fundit të Almës me fëmijë, takimi me kunatën dhe udhëtimi drejt Bunës
09/05/2024 19:11

Këto pamje tregojnë çastet e fundit pak para se Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e mitur që nuk e dinin se çfarë i priste, janë kapur nga kamerat e sigurisë pranë lumit Buna. Nga errësira e natës, pamjet janë të paqarta, por ajo që vihet re janë duart e shtrënguara të tre fëmijëve të mitur rreth nënës së tyre, që e ndjekin atë drejt një vendimi fatal që tronditi opinionin publik. Mbetet enigmë se çfarë ka ndodhur pas këtyre çasteve, askush nuk ka përgjigje sesi Alma Arrazi, i bindi tre fëmijët e vegjël të hidheshin pas saj drejt vdekjes, apo ajo i shtyu ata dhe më pas veten. Para se të mbërrinte në urën e lumit Buna, pamjet filmike kanë kapur çastet ku ajo është ndarë me kunatën e saj, ku kjo e fundit mbante edhe një fëmijë për dore. Tre fëmijët përshëndetën kushërirën e tyre me dorë kur u larguan, pa e ditur që do ishte takimi i fundit, vetëm Alma e dinte mirë. Ndërsa kunata e Almës, për një moment qëndron në mes të shëtitores se biçikletave, flet me dikë në telefon duke shkruar dhe më pas kap vajzën për dore dhe largohet në drejtim të kundërt, duke dalë nga rrezja e monitorimit të kamerave. Ndërsa në videon e dytë, rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij.

Top Channel/ Lëvizja e fortë, ushtri me AI! Angli-Gjermani vendosin së bashku
02/11 20:25
Top Channel/ Për Halloween 1 në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar
02/11 20:00
Top News- Veliaj në luftë të hapur me Ramën: Më ke kërcënuar me 100 vite burg
02/11 19:58
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhin! Opozita, shqetësimin për ndërtimin
02/11 19:42
Top Channel/ Kadastra, regjistrohet 95% e pronave! 54 milionë dokumente hidhen në sistem
02/11 19:37
Top Channel/ “Delego pushtetin te Arbër Hajdari”! Veliaj akuzon Ramën nga burgu. Gogu përgënjeshtron
02/11 19:36
Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26