Zbardhet dinamika e aksidentit fatal në Durrës, ku humbi jetën një 66-vjeçar. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur shoferi 26-vjeçar i taksisë, Aldi Talelli, ka parkuar makinën fillimisht në vijat e bardha, e në një moment të dytë, makina duket se del nga kontrolli dhe hipën në trotuar.