Endri Mustafa rezultonte i zhdukur prej tre ditësh. Ai u gjet mbrëmjen e djeshme në zonën e Livadheve, Shkodër. Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera. Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.