Grupi hetimor i tragjedisë në Lushnjë ku shpërtheu bombola e oksigjenit, ka konstatuar dy vepra penale. Shkelja e rregullave të punës lidhet me bombolat që përdoreshin për saldim që ishin jashtë çdo kriteri teknik dhe shpërdorimi i detyrës, që lidhet me dhënien e lejes për këtë magazinë poshtë linjës së tensionit të lartë.