Një pamje aspak e zakontë për bregdetin e Durrësit në këtë ditë korriku, ku plazhet e Adriatikut dhe shëtitorja bregdetare “Taulantia” janë braktisur nga pushuesit. Përkeqësimi i kushteve atmosferike i ka larguar pushuesit nga vija bregdetare, ndërsa gjiri i Durrësit është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm, i karakterizuar nga vranësirat, erë dhe reshje shiu të herë pas hershme