Pamje dramatike mbërrijnë nga Kina, ku një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh shkaktoi 26 të vdekur, 61 të plagosur e la pas shumë pikëpyetje lidhur me rrethanat e tragjedisë. Ngjarja ndodhi në provincën Hunan, ku si masë sigurie autoritetet u detyruan të evakuonin të gjithë banorët brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga vendi i shpërthimit. Rreth 500 punonjës të emergjencës morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe trajtimin e të plagosurve. Për të lokalizuar personat e bllokuar brenda ndërtesës u përdorën edhe drone e robotë. 7 persona të mbetur nën gërmadha u arrit të shpëtoheshin.