Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”. Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel Bledar Korreshi, shiheshin banorët, mes tyre të moshuar që dilnin nga ndërtesa.