Vonesat në zbatim të programit të rindërtimit pas tërmetit po krijojnë problematika të tjera social-ekonomike në Durrës, ku qindra familje vazhdojnë të qëndrojnë në pritje të kthimit në shtëpitë e tyre ende të pariparuara. Në pamundësi për të paguar qiratë, banorë të një pallati të dëmtuar 7-katësh në plazhin e Durrësit kanë nisur jetojnë në një objekt të pabanueshëm, ndërsa shirat kanë nisur dhe pasiguria për jetën është shtuar.