Katër dekada pas ndërtimit, Pallati i Kongreseve do t’i nënshtrohet një rikonstruktimi të plotë. Për këtë po zhvillohet një Konkurs Ndërkombëtar, nën drejtimin e Koorporatës Shqiptare të Investimeve, ku sot, në fazën përfundimtare, pesë skuadrat finaliste po prezantojnë projekt-idetë e tyre arkitekturore.