Top Channel/ Pallati i djegur, 40 mijë lekë bonus për familjet dhe kompensim transportit
22/04/2026 19:59

Të gjitha familjet e prekura nga zjarri te kompleksi “Arlis”, në kryeqytet, do të përfitojnë një bonus qiraje prej 40 mijë lekësh në muaj. Pas dy orësh debate, këshilltarët opozitarë bashkuan votat me socialistët dhe miratuan, në një mbledhje urgjente jashtë radhe, projektvendimin për ndihmën financiare ndaj këtyre familjeve. Po ashtu, Këshilli Bashkiak miratoi edhe projektvendimin për kompensimin e shoqërive të transportit me 50 lekë për çdo litër karburant që konsumojnë për periudhën mars-prill-maj 2026, për shkak të rritjes së çmimeve nga lufta në Lindjen e Mesme. Edhe për këtë projektvendim opozita dha dritën jeshile, por duke kërkuar që në një moment të dytë të rishikohet kontrata me kompanitë e transportit. Projektvendimi për dëmshpërblimin prej 40 mijë lekësh në muaj për familjet e prekura nga zjarri do të jetë në fuqi deri në rikthimin e tyre në banesat e rikonstruktuara. Siç parashikohet në dokumentin, që Top Channel e disponon, efektet financiare do të përballohen nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë në programin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Mbrojtjes Civile. Vendimi parashikon që përfituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë njësive administrative ku janë të regjistruar, përfshirë dokument identifikimi, certifikatë familjare, dokumente pronësie mbi banesën e dëmtuar, si dhe një deklaratë për vërtetësinë e të dhënave. Po ashtu kërkohet një vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës që provon se familjarët madhorë nuk zotërojnë banesë tjetër në të njëjtën njësi vendore. Njësitë administrative do të kenë detyrën të verifikojnë dokumentacionin dhe të hartojnë listën e përfituesve, e cila më pas do t’i përcillet strukturave përkatëse për miratim dhe ekzekutim të pagesave. Ndihma financiare do të monitorohet çdo muaj dhe do të ndërpritet në momentin që familjet sistemohen përfundimisht në banesat e rikonstruktuara. Në rastet kur konstatohet përfitim i padrejtë, do të nisin procedurat për kthimin e shumave të përfituara. Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2026, në kuadër të programit për mbrojtjen nga zjarri dhe mbrojtjen civile. Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit do të raportojë çdo tre muaj pranë Këshillit Bashkiak për listën e përfituesve dhe ecurinë e zbatimit të këtij vendimi.

Top Channel/ Lot në sytë e familjarëve të Arlinda Zekajt, protest para Policisë Rajonale të Pejës
30/10 13:08
Top Channel/ Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë tubimit të djeshëm, në pranga 19-vjeçari
30/10 12:46
Top Channel/ Mot i freskët dhe me shi! Parashikimi, moti i paqëndrueshëm edhe gjatë javës që vjen
30/10 12:44
Top Channel/ SPAK mbyll hetimet për Berberin! Merret i pandehur për shkelje të barazisë në 9 tendera
30/10 12:43
Top Channel/ Ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj sërish në GJKKO pa avokat, vazhdon bojkoti
30/10 12:25
Top News – Nga droga te zhvatja. Arrestohet në Vlorë 38-vjeçar i kërkuari nga Italia
30/10 12:04
Top News – Konsultimet për datën e zgjedhjeve. PS e PSD te Begaj, opozita refuzon në bllok ftesën
30/10 11:50
Top Channel/ Arrestohet në Vlorë 38-vjeçari, i dënuar në Itali me 7 vite burg, pritet ekstradimi
30/10 11:28
Top News – Buxheti prezantohet te Ekonomia. Braçe: Ligji të zbatohet siç miratohet deri në fund
30/10 11:21
Top News – Ndryshime në Bashkinë e Tiranës. Veliaj shkarkon dy nënkryetarët, emëron Etleva Bishën
30/10 11:11
Top Channel/ Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
30/10 10:51
Top News – Buxheti prezantohet me fjalë të mira edhe nga…Erion Braçe
30/10 10:48
Top News – Arrest shtëpie, por lëvizte me armë. Kapet në flagrancë 41-vjeçari pranë Vorës
30/10 10:26
Top News- BSH, imunitet nga drejtësia e qeveria/ Guvernatori s’arrestohet, ‘imunitet’ dhe për bordin
30/10 10:01
Top Channel/ Aksident i rëndë në Fieri, makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, 2 të plagosur
30/10 09:59
Top News – Opozita refuzon ftesën e Begajt. Konsultimi për datën e zgjedhjeve vetëm me PS e PSD
30/10 09:59
Top News – Digjen goma buzë Shkumbinit. Flakët përsëriten natën, autorët të panjohur
30/10 09:58
Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40