Top Channel/ Palestinezë në Shqipëri? Reagon Rama: Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme
27/01/2025 23:09

Një gazetar izraelit ka shkruar se “Administrata Trump është në negociata me qeverinë shqiptare për të pranuar në Shqipëri 100 mijë refugjatë nga Rripi i Gazës.” Amit Segal, gazetari dhe analisti politik i medias "Channel 12", në platformën X ka vazhduar duke shkruar se “Burimet izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të strehojnë refugjatë dhe pretendojnë se opsione si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme. Por ky pretendim është hedhur poshtë kategorikisht nga kryeministri Edi Rama, po ashtu përmes një postimi në rrjetin social "X". Ai nënvizon se Shqipërisë nuk i është kërkuar nga askush dhe se Shqipëria nuk mundet të marrë përsipër diçka të tillë. "Nuk kam dëgjuar diçka kaq të rreme për një kohë të gjatë dhe ka pasur shumë lajme të rreme kohët e fundit! Kjo është plotësisht e pavërtetë. Respekt dhe solidaritet të plotë për popullin e Gazës, i cili është dehumanizuar nga regjimi barbar i Hamasit dhe ka kaluar një luftë ferri pas horrorit mesjetar të 7 tetorit. Por le të jem i qartë: Shqipëria nuk është pyetur nga askush, dhe as mund të mendojmë për të marrë një përgjegjësi të tillë. Ne jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur që shumë kohë më parë”. Kryeministri Rama i ka kujtuar gazetarit izraelit pozicionin gjeografik të Shqipërisë dhe për palesitinezët vendi ynë nuk mund të bëjë më shumë se sa shtetet e tjera europiane. “Shqipëria nuk ndodhet në Lindjen e Mesme, dhe nga zemra e Europës, nuk mund të bëjmë më shumë se çdo shtet tjetër europian për këtë çështje. Megjithatë, dëshirojmë dhe lutemi që populli palestinez të ketë mundësinë të jetojë në shtetin e tij, si njerëz të lirë nën sundimin demokratik, dhe që Hamas-i të mos mund të dëmtojë më Izraelin—apo, mbi të gjitha, palestinezët vetë”.

Top News- A është e vërtetë që 9 shtete kanë bllokuar Shqipërinë me veto? Rama: Barsoletë kompletë
09/04 21:44
Top Channel/ 9 vende kanë bllokuar Shqipërinë në BE? Rama përgjigjet për herë të parë
09/04 20:08
Top Channel/ Rama: Ndërtimi s’është krim, mjaft me akuzat për pastrim parash
09/04 19:53
Top News – ‘Kuvendi, leckë e Edi Ramës’. Sali Berisha hedh akuza nga foltorja e parlamentit
09/04 18:41
Top Channel/ “Në Shqipëri forcohen ligjet, rritet korrupsioni”, Boçi: Jemi ‘lavanderi’ parash
09/04 18:32
Top Channel/ Asambleja e PS në Durrës, Rama: Duam të sjellim turistë që shpenzojnë shumë, por…
09/04 18:32
Top Channel/ A do të ndikojë lufta tek turistët në vend? Rama: Këtu ka sherr, jo luftë…
09/04 18:31
Top Channel/ Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Kati i parë është si shkollë, i dyti është…
09/04 18:31
Top Channel/ “Uaaa”, Klodiana Spahiu habitet nga vlerësimet e Ramës ndaj saj
09/04 18:30
Top Channel/ “Nevoja për strehim është e madhe”, Rama nga Durrësi: Do krijojmë fondin që të…
09/04 18:18
Top News – ‘Lufra, fushatë kundër qumështit vendas’. Braçe publikon mesazhet denoncuese nga fermerët
09/04 18:05
Top Channel/ “Ne sjellim pr.ligj për uljen e çmimit të naftës, ju…”, Bardhi: Po mashtroni kombin
09/04 17:11
Top Channel/ “U pastrokan në Shqipëri paratë”, Rama: Apartamentet paguhen në bankë
09/04 17:01
Top Channel/ “Ti ke blerë vendin tënd si deputet”, Balla-Shehajt: Je person i dënuar për…
09/04 17:01
Top Channel/ “Për ata që lehin”, Rama për ndërtimet: Paguajnë 14 mln euro taksë, si mund të…
09/04 16:48
Top Channel/ “Lloj lloj maskarenjsh që…”, Rama i përgjigjet akuzave për pastrim parash në ndërtim
09/04 16:38
Top Channel/ “Jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit”, ministrja Ibrahimaj-Bardhit: Mos guxo!
09/04 16:37
Top News-‘Ndërtimi sulmohet se është i suksesshëm’. Rama: Akuzat për pastrim parash, të neveritshme
09/04 16:35
Top Channel/ Rama: Ndërtimi nuk është krim, sektor që afron vendin drejt BE
09/04 15:16
Top Channel/ Rrëzohet interpelanca me Ramën, opozita dhe PS përplasen për ligjet e BE
09/04 15:09