Top Channel/ Palestinezë inspektojnë dëmet pas sulmit me 6 të vrarë nga ushtria izraelite në Xhenin
07/03/2023 23:01

Rezidentët palestinezë inspektonin sot dëmet në një shtëpi që ishte në qendër të sulmit të ushtrisë izraelite në kampin e Xhenin në veri të Bregut Perëndimor, ku gjashtë njerëz mbetën të vrarë. Ushtria tha se një prej të vrarëve ishte autori i vrasjes së dy kolonëve izraelitë në zonë më herët, në një përshkallëzim të ri të dhunës në konfliktin e rëndë. Dëshmitarët thanë për rrjetin AFP se zjarr armësh të rënda ishte dëgjuar gjatë avancimit të autoblindave, të mbështetura nga helikopterë. Ministria palestineze e shëndetësisë tha se të vrarët ishin një me moshë 49 vjeç, kurse të tjerët në të 20-at. Dy nga 11 të plagosur janë me plagë të rënda. Aksioni në Xhenin vijonte ende sonte, ndërsa një tjetër bastisje po kryhet në një tjetër kamp të zhvendosurish palestinezë në jug të Nablus, sipas raportimeve. Natën e të hënës, kolonë izraelitë kishin sulmuar një palestinez në fshatin pranë vendbanimit, teksa kërkonin hakmarrje për vrasjen e dy izraelitëve disa ditë më parë. Vdekjet e ditëve të fundit nga ushtria kanë shkaktuar zemërim e dënim të gjerë në botë dhe protesta në Izrael për politikat e qeverisë së ekstremit të djathtë të kryeministrit Netaniahu.

Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27