Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve 4 ministri u mblodhën për të nënshkruar paktin Kombëtar Kundër Dhunës Seksuale ndaj Fëmijëve në Shqipëri ku theksi u vu në mbrojtjen e fëmijëve nga çdo lloj dhune dhe abuzimi si dhe marrja e hapave konkret për parandalimin e ngjarjeve ku të dëmtuar mbeten fëmijët. Paketa e sigurisë në shkolla ishte një nisme që këtë vit shkollor ka rritur sigurinë e fëmijëve jo vetëm në shkolla por edhe në ambientet përreth. Kjo nismë pritet që të zgjerohet për të ofruar siguri edhe gjatë lindrimit në internet.