Top Channel/ “Pakti i qyteteve të lira”! Rama: Tirana, platformë e arkitekturës bashkëkohore
05/02/2025 19:51

Kryeministri Edi Rama ishte sot në samitin “PACT OF FREE CITIES”, ku kryebashkiakë dhe përfaqësues nga metropolet më të mëdha të Europës dhe botës kanë ndarë në diskutimet e sotme eksperiencat dhe perspektivat për zhvillimin e qëndrueshëm dhe forcimin e bashkëpunimit. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek eksperienca e tij në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës, duke thënë se në atë kohë kryeqyteti ‘nuk kishte asgjë të bukur përveç njerëzve’, duke cituar një koment që i ishte bërë nga një gazetare e huaj. Rama tha se sot Tiranë përveç mikpritjes, ofron eksperiencë si një qytet që sot është bërë dhe një nga destinacionet turistike të Shqipërisë. “Më vjen mirë që në Tiranë, jo vetëm ofrojmë mikpritjen tonë, por edhe mundësinë e një eksperience në një kryeqytet që sot është bërë një nga destinacionet kryqësore të Shqipërisë, gjë që nuk imagjinohej disa vite më parë. Sot Tirana është kthyer në një platformë të jashtëzakonshme të arkitekturës bashkëkohore. Ne kemi në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë për hir të së vërtetës, një numër të konsiderueshëm arkitektësh të prestigjit më të lartë ndërkombëtar. Tiranës i shkon më së miri shprehja: Lum kush të rrojë, ta shohë zonjë. Sepse do të duhet edhe ca kohë që gjithë këto projekte të kthehen nga dosje të punuara prej arkitektësh të jashtëzakonshëm në objekte të jashtëzakonshme. Megjithatë që tani ka filluar dhe duket kjo që po ndodh dhe ky është vetëm fillimi i një gjerdani goxha të lartë veprash të arkitekturës bashkëkohore. Nuk dua të flas shumë për Tiranën, sepse tjetër kush është në krye të punëve të Tiranës”, u shpreh Rama. Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira” është një rrjet global qytetesh, ku bëjnë pjesë metropole të mëdha si: Athina, Amsterdami, Barcelona, Budapesti, Berlini, Brukseli, Frankfurti, Kievi, Londra, Los Angeles, Milano, Mynihu, Parisi etj. Ky rrjet që ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56