Top Channel/ Pakistan, vriten 11 policë/ Një nga sulmet më të rënda dekadën e fundit
22/08/2024 23:10

Në Pakistan disa persona të armatosur kanë vrarë së paku 11 oficerë të policisë duke i zënë në pritë. Sipas autoriteteve vendëse shtatë oficerë të tjerë u plagosën në këtë sulm. Atentati ndodhi në provincën lindore Panxhab, kur oficerët po patrullonin në kërkim të plaçkitësve që veprojnë në atë pjesë të vendit, njoftoi policia. Pakistani është përballur me një rritje të numrit të sulmeve militante në vitet e fundit, por vrasja e një numri kaq të madh të policëve në një sulm të vetëm është gjë e rrallë. Forcat e sigurisë të Pakistanit kryejnë shpesh operacione kundër banditëve në Panxhab dhe në provincën jugore Sindh, ku ata fshihen në zona rurale dhe malore. Ky sulm ishte ndër më vdekjeprurësit ndaj policisë në vitet e fundit, dhe u dënua nga liderët e vendit. Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, kryeministri Shehbaz Sharif dhe ministri i Brendshëm, Mohsin Nakvi, e dënuan sulmin, duke shprehur pikëllim dhe duke i përshkruar oficerët e vrarë si martirë. Ata u lutën për shërimin e shpejtë të oficerëve të plagosur dhe i urdhëruan autoritetet të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër sulmuesve.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20