Pakistani nisi një sulm ajror në Afganistan në orët e para të mëngjesit të së dielës. U goditën disa vende përgjatë “Vijës Durand”, që është edhe kufiri midis dy vendeve. Sipas burimeve të sigurisë, u vranë të paktën 13 militantë nga “Tehrik Taliban” një organizatë militante xhihadiste.