Ashtu siç ishte përfolur, qeveria do të ketë një paketë të dytë mbështetëse për krizën energjetike dhe rritjen e kostove të jetesës. Top Channel ka zbuluar se kjo paketë do të prezantohet të mërkurën dhe kryefjala do të jetë mbështetja e sektorit energjetik dhe e shtresave në nevojë.