Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot takime në shkollën 9-vjeçare “Andon Xoxa” e shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ku prezantoi detaje nga Paketa e re e Sigurisë në Shkolla. Ministri e vuri theksin në domosdoshmërinë e krijimit të Taks Forcave në çdo qark në këtë funksion, që do të kryesohen nga Prefekti. Qëllimi është bashkërendimi i masave që merren nga institucionet në nivel vendor, nisur nga Policia e Shtetit, ajo bashkiake, AKU apo Inspektorati Shtetëror Shëndetësor e IKM