Pas lirimit nga paraburgimi, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti, ka reaguar për herë të parë me anë të një Insta-Story. Gjesti është shprehur se kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të, teksa shtoi se e ndjente të nevojshme të sqaronte të gjithë situatën. Këngëtari ka pranuar se veprimet për të cilat ai është akuzuar kanë qenë të gabuara dhe se është penduar për to. Gjesti është shprehur se, edhe në momente të vështira, ai do të vazhdojë karrierën e tij muzikore, duke premtuar se do t’i postojë këngët në rrjetet e tij sociale.