Vetëm disa minuta rrebeshe shiu u deshën që të përmbyteshin shumë rrugë në qytetin e Durrësit dhe periferinë e tij. Më problematike paraqitet situata në kryqëzimet e lagjes 12, 18, 16, 17 dhe 4 e 5. Problematike paraqitet situata dhe në Shkozet e disa rrugë dytësore të plazhit dhe ish-kënetë. Këmbësorët e veçanërisht nxënësit e shkollave, që funksionojnë në turnin e dytë, e kanë të vështirë të qarkullojnë në këto rrugë.