Kanistra, shporta e kosha të punuara në mënyrë artizanale gjithnjë e më shumë po kërkohen në treg. Punimi i tyre është i vështirë, kërkon mund e mbi të gjitha pasion. Pëllumb Mustafai e ka trashëguar këtë traditë nga gjyshi e më pas nga babai ndërsa puna e ndihmon të mbajë familjen.