Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, biseduan të dielën mbi "situatën aktuale në Lindjen e Mesme dhe rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit për t'i dhënë fund ndërprerjes së transportit detar global", njoftoi Downing Street. Biseda telefonike mes Starmer dhe Trump zgjati 15 minuta, njoftoi një zëdhënës i Downing Street, sipas të cilit, kryeministri britanik i “ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit Trump për personelin ushtarak amerikan, që ka humbur jetën gjatë konfliktit”. Pas Trump, kryeministri Starmer ka telefonuar edhe homologun e Kanadasë, Mark Carney, me të cilin ka rënë dakord “të diskutojë më tej konfliktin aktual në takimin e tyre të hënën, përtej çështjeve të tjera dypalëshe”.