Top Channel/ “Pagoi çmimin e terrorit”, Netanyahu reagon pas vrasjes së liderit të Hamasit
17/10/2024 22:25

Izraeli konfirmoi zyrtarisht vrasjen e liderit të Hamasit, Jahja Sinuar. Ministri i Jashtëm, Israel Katz, njoftoi ekzekutimin e tij në një mesazh që u ka dërguar disa homologëve nëpër botë. Ai ka thënë se lideri i Hamasit u vra nga ushtarët izraelitë, ndërsa e përshkroi atë si “organizator prapa masakrës dhe mizorive” të 7 tetorit të një viti më parë. “Është një arritje e madhe ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për gjithë botën e lirë kundër boshtit të së keqes të islamit radikal të udhëhequr nga Irani. Eliminimi i Sinuarit hap mundësinë për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe hap rrugën për një ndryshim që do të çojë në një realitet të ri në Gaza – pa Hamas dhe pa kontroll iranian”, ka shkruar Katz. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, reagoi gjithashtu pas vrasjes së liderit të Hamasit duke e cilwsuar atw arkitektin e “masakrës më të keqe në historinë e izraelitëve që nga Holokausti” dhe se e pagoi çmimin e asaj që bëri më 7 tetor të vitit të kaluar. Netanjahu tha se ushtria vërtetë “kreu punë” me Sinuarin, “por detyra ende nuk ka përfunduar”. Ai shtoi se Izraeli do ta vazhdojë luftën derisa pengjet të kthehen në shtëpi. “Kthimi i pengjeve është një mundësi që na afron më afër fundit të luftës. Kushdo që e lë armën dhe i kthen pengjet tona, do të lejohet të largohet dhe të jetojë. Por kushdo që i lëndon pengjet, do ta paguajë me jetën e tij”, paralajmëroi Netanjahu.

Top News – Si e tërhoqi Izraeli SHBA në luftë/Netanyahu, presion Trump pak orë para nisjes së sulmit
24/03 09:34
Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB