Në dy vitet e fundit përdorimi i kartave bankare për të kryer pagesa, si dhe bankingu digjital po bëhen gjithnjë e më popullore. Por, adoptimi i gjerë i tyre kërkon ende kohë ndërsa Banka e Shqipërisë ka llogaritur se kostoja e parasë fizike në ekonomi arrin deri në 1.7% të PBB-së. Banka Botërore gjithashtu e ka renditur të fundit Shqipërinë në rajon për përdorimin e pagesa digjitale me vetëm 35% të popullsisë.