Shqipëria është pjesë e sistemit europian te pagesave në euro. Pranimi në sistemin e quajtur SEPA nuk është në lajm i mirë vetëm për bizneset, por edhe për qytetarët dhe ekonominë vendase. Përmes SEPA-s qytetarët do të kryejnë pagesa dhe transferta parash me një komision që kushton shumë herë më pak. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë se pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA shënon një moment historik për ekonominë tonë.