Kryeministri Edi Rama ka kritikuar nnjë deklaratë të gjyqtarit Engert Pëllumbi lidhur me çështjen e pagave të sistemit gjyqësor, duke e cilësuar qasjen e tij si "të pabesueshme". Përmes një postimi në rrjetin social X, kreu i qeverisë ndau një sekuencë nga intervista televizive e gjyqtarit, ku ky i fundit pretendonte se pushteti gjyqësor ka "qesen e vet të buxhetit" të cilën nuk po e lejojnë ta përdorë.