Edhe pse shitjet kanë rënë, të gjithë sektorët e industrisë përfshirë edhe ndërtimin kanë rritur pagat për punonjësit në tremujorin e dytë të vitit. Në krye të industrisë për rritje pagash qëndron sektori i furnizimit me ujë dhe trajtimi i mbetjeve me 19%. Më pas vjen ndërtimi me 18%, sektori i energjisë elektrike dhe industria nxjerrëse dhe përpunuese renditen në fund.