Pasi nuk morën përgjigje nga qeveria në lidhje më kërkesat për rritje të pagave me 50% dhe përmirësim të kushteve të punës, sindikata e pedagogëve ka vendosur që të therras sërish një proteste kombëtare më 22 shkurt duke ftuar edhe studentët për t’iu bashkuar. “Deklaratat dhe qëndrimet e qeverisë për të mos mbështetur financiarisht arsimin e lartë në lidhje me rritjen e pagave dhe fondit për kërkimin shkencor dëshmon mungesën e njohjes, por edhe të ndjeshmërisë së pushteteve ndaj asaj që po ndodh në universitete dhe në gjithë shoqërinë tonë.