Menaxherët janë profesionistët më të paguar në vendet e Bashkimit Europian sipas Eurostat. Referuar publikimit për vitin 2018 që përfshiu edhe vendet e rajonit Shqipërinë e Serbinë, rezulton se në këto shtete menaxherët paguhen mesatarisht 28.6 euro ora, e pas tyre vijnë profesionistët. Por, teksa në Bashkimin Europian një menaxher paguhet mesatarisht 28.6 euro për orë, kolegët e tyre në Shqipëri paguhen shumë herë më pak me vetëm 4.45 euro për orë.