Vendimi më i fundit i qeverisë për rritjen e pagave të mjekëve specialistë me 15 mijë lekë të reja, ka krijuar ndasi ndër radhët e mjekëve të familjes . Një pjesë e tyre që kanë diploma specializimi e përfitojnë këtë rritje page. Pothuajse gjysma e mjekëve të familjes në vendin tonë, që kanë 10 deri në 30 vite punë, por nuk kanë diploma specializimi, nuk e përfitojnë rritjen e pagës, pasi në kohën kur ata kanë kryer studimet në mjekësi, nuk ka pasur specializime.