Jetmir Potka dhe Muharem Çota janë emigrantë të kthyer nga Greqia për të jetuar në Shqipëri. Me më shumë se 10 vite të kthyer ata nuk e menduan të ktheheshin mbrapsht, ndërsa puna në një nga sektorët me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri, siç është ndërtimi, i ka mundësuar atyre një jetesë më të mirë se në vendin fqinj.