Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një deklaratë për mediat këtë të shtunë, tha se, sa i përket pagave të magjistratëve, ka një vakum ligjor, por se do të zgjidhet të martën në seancën e parë plenare të këtij sesioni të ri. Gogu sqaroi se problemi i krijuar nuk lidhet me një debat se kush kërkon më shumë apo kush jep më pak, por me mungesën e bazës ligjore për formulën e pagës së magjistratëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.