Politika është e para që kërkon ta vëre ne sprovë Gjykatën Kushtetuese kur vjeshta te trokasë. Dashamir Shehi, aleat historik i demokratëvë i distancuar së fundmi si nga Basha ashtu dhe nga Berisha synon që te rrëzojë paktin që lideri historik i demokratëvë bëri më Partinë Socialistë për listat e deputetëve. Në zgjedhjet e fundit kreu i LZHK doli deputet nga lista e sigurte e Partisë Demokratike, por sot ai ka ndryshuar mendje dhe kërkon që te mos jene kryetarët qe caktojne se kush do ulet ne Kuvend, por përfaqësuesit e popullit te jene zgjedhje e qytetareve.