Stoku i dosjeve dhe moszbardhja e vendimeve brenda afatit ka prekur jo vetëm çështjet e ndryshme në gjyqësor, por edhe procesin e vettingut. Me këtë argument, një gjyqtar i shkarkuar që po priste zbardhjen e vendimit i është drejtuar Kushtetueses, pasi sipas ish-gjyqtarit Avni Sejdi ende nuk i është zbardhur vendimi. Çështja e tij nuk kaloi në seancë plenare.