Top Channel/ Pacientja e akuzoi se kritikoi luftën e Rusisë në Ukrainë, dënohet me burg mjekja
12/11/2024 22:44

Një gjykatë ruse ka dënuar një pediatre nga Moska me pesë vjet e gjysmë burgim, pasi nëna e një prej pacientëve të saj e denoncoi publikisht për komentet që ajo dyshohet se bëri për ushtarët rusë në Ukrainë gjatë një konsultimi privat. Nadezhda Buyanova, 68 vjeç, u akuzua në janar nga ish-gruaja e një ushtari të vrarë në Ukrainë se i referohej babait të fëmijës së saj si një “shënjestër legjitime e Ukrainës” dhe se Rusia ishte “fajtore” në luftë. Buyanova u burgos me akuzën e “përhapjes së informacionit të rremë” në lidhje me fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Vladimir Putin në shkurt 2022, Moska ka përdorur një ligj të miratuar me nxitim kundër përhapjes së gjerë të informacionit “të rremë”. Çështja e profilit të lartë kundër Bujanovës, e lindur në Lviv, Ukrainë, por një banore e prej vitesh e Rusisë, nxjerr në pah represionin në rritje në Rusi ndërsa trupat e saj vazhdojnë luftën në Ukrainë. Në deklaratën e saj, Buyanova e përlotur këmbënguli në pafajësinë e saj, duke pohuar se ajo nuk kishte diskutuar për luftën me djalin apo nënën e tij. Mbrojtja e Bujanovës argumentoi se ajo ishte vënë në shënjestër për shkak të origjinës së saj ukrainase, duke vënë në dukje se prokurorët nuk kishin prova të forta për të provuar se ajo kishte folur kundër luftës. Nuk ka asnjë regjistrim audio nga dhoma e konsultimit dhe prokurorët u mbështetën në dëshminë e djalit shtatëvjeçar dhe nënës së tij, Anastasia Akinshina.

Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17