Një ekip studiuesish nga 15 shtete të ndryshme kryen një studim të rëndësishëm mbi pabarazinë gjinore të pagave. Ky hendek, i përkufizuar si diferenca në fitimin bruto mes grave dhe burrave, padyshim që ekziston kudo nëpër botë. Studiuesit nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Kanadjaa, Sllovenia, Japonia, Korea e Jugut dhe Izraeli patën akses në të dhënat kontraktuale të punonjësve, sigurimet shoqërore dhe taksat, si dhe statistika kombëtare. E hartuar brenda një periudhe 5-vjeçare, kjo databazë është tashmë një prej më të mirave dhe gjithanshmeve në llojin e saj.