Uji është jetë për tokën. Por në parcelat e Nangëve prodhimi është shkrumbuar.Në vend që të ishte në arë të vadiste misrin, Isak Gashi sot ka marrë draprin për ta prerë. Si Isaku janë dhjetëra fermerë të tjerë. Disa po përpiqen të shpëtojnë çfarë mundin, ndërsa të tjerë nuk i mbollën fare tokat. Kanali vaditës i Rexhepajve funksionon me kapacitet të reduktuar dhe uji nuk mjafton për të gjitha parcelat. Fusha e Shtiqnit dhe e Nangëve ka rreth 820 hektarë tokë, por sot shfrytëzohet më pak se një e djeta.