Në një deklaratë për shtyp para nisjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata që, siç thotë, kanë ndihmuar vendin tonë në rrugëtimin e saj drejt unionit. Ai është ndalur te ish-kancelarja Angela Mekel dhe thotë se pa ndihmën e saj, Shqipëria nuik do të ishte sot në prag të hapjes së negociatave, ndërsa më tej i ka uruar ditëlindjen.