Top Channel/ Pa patentë e dehur, arrestohen 9 shoferë
19/09/2021 16:07

9 drejtues mjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit në vend pasi janë kapur duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur ose pa patentë. Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale, në zonat bregdetare, në zonat urbane e akset që lidhin njësitë administrative, duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparatë fotografike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Si rezultat i kontrolleve me radarë, në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar përsëri drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 102 km/h në qendrat e banuara, deri në 157 km/h në rrugët interurbane. Si dhe janë vendosur 278 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi deri në 30 km/h më shumë nga tabela e lejuar. Janë vendosur 305 masa për parakalime të gabuara dhe 203 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 198 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 91 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse. Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 9 drejtues mjetesh nga të cilët, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 21 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.45 mg/l.

Top News- SPAK kërkon konfiskimin e 9 mln eurove. ‘Pasuri të krijuara nga trafiku i drogës në Itali’
18/11 15:36
Top Channel/ Konfirmohet rasti i parë me malarie. Shtetasi i huaj është izoluar në Shqipëri
18/11 15:24
Top News- Kreu tre vrasje në Shkodër/ Ekstradohet nga Nju Jorku Valentin Ftoni
18/11 15:16
Top Channel/ Caktohet gjyqtarja e Ballukut.Atalanta Zeqiraj do të shqyrtojë dosjen e SPAK
18/11 15:12
Top News – Aeroporti i Tiranës kryeson ACI EUROPE, 23.3% më shumë pasagjerë në tremujorin e tretë
18/11 14:31
Top News – Berisha fton sërish partitë opozitare/ Kreu i PD: Të bashkohemi kundër Ramës në një front
18/11 13:51
Top News – Rama prezanton buxhetin në Kuvend: Është historik! Nuk thellojmë hendekun në shoqëri
18/11 13:40
Top News – Mbante armë zjarri pa leje / Arrestohet 22-vjeçari në Cërrik, procedohet pasagjeri
18/11 13:39
Top Channel/ Aksident në aksin Shkodër-Koplik, përplasen dy “Mercedes”, 6 të plagosur
18/11 13:31
Top Channel/ ‘Opingat Lushnja prap asnjë rrugë’,Koreshi:Bashkia ka 400 milion detyrime, ulëritëse…
18/11 13:30
Top News – Pensionistët në Durrës sorollaten në radhë. Por, ikin në shtëpi duarbosh: Lekët mbaruan!
18/11 13:13
Top News – 28 të gjobitur, 24 të proceduar / Policia ndëshkon protestuesit që bllokuan bulevardin
18/11 13:06
Top Channel/ Bllokohet flota e peshkimit në Durrës/ Dallgëzimi arrin deri në 6 ballë
18/11 12:54
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin/ dallgë deri në 2.5 metra dhe erë e fortë në Vlorë
18/11 12:53
Top Channel/ Rasti i parë me Malarie, një shtetas i huaj i izoluar, dyshohet një tjetër i infektuar
18/11 12:53
Top Channel/ E mërkura e protestës/ Policia merr masa sigurie në pritje të nisjes së protestës
18/11 12:52
Top Channel/Atalanta Zeqiraj do shqyrtojë dosjen e Ballukut, 28 të pandehur dhe 10 tendera nën hetim
18/11 12:52
Top News – Dosja Çopja në SPAK. Përgjimet, ‘kam nën kontroll policinë dhe gjykatat’
18/11 12:14
Top News- Vëllai e denoncoi për falsifikim/ Mashtrim me fatura e të ardhura, dy të ndaluar në Tiranë
18/11 12:03
Top News – Shqipëria merr raketat HIMARS. DASH miraton marrëveshjen me kosto 210 milionë dollarë
18/11 11:38