Londinezët rikthyen sërish trendin e tyre të heqjes së pantallonave në transportin publik dy vite pas fillimit të pandemisë. Ngjarja u zhvillua të dielën, ku dhjetra londinezë dolën në publik për të shënuar 10 vjetorin e saj. Shumë zbritën në Chinatoën për të filluar udhëtimin që u organizua nga The Stiff Upper Lip Society të dielën pasdite, e cila gjithashtu shënoi edhe udhëtimin inaugurues pa pantallona në linjën Elizabeth.