Veriu i Kosovës, vazhdon të jetë sfidë për shkak të "pretendimeve territoriale të Serbisë", kështu iu tha deputëtëve në fjalimin e saj presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo akuzoi edhe njëherë Serbinë se po mbështet grupet kriminale në veri dhe hodhi poshtë kërkesën e serbisë që të kthejë trupat në Kosovë.