Top Channel/ Osmani në SHBA: Takime me kongresmenë, do forcojmë partneritetin!
13/12/2024 13:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është angazhuar në SHBA në një seri takimesh me zyrtarë të Kongresit me në fokus mbështetjen amerikane për shumë sektorë të vendit. Osmani tregoi përmes disa postimeve në Facebook se ka biseduar tashme me senatorët republikanë: Ted Cruz, Joni Ernst dhe Thom Tillis, si dhe kongresismenët, Gary Palmer dhe Pete Sessions. “Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, ndaj ky edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”, deklaron ajo. Një vëmendje të vecante, sic shpjegon Osmani, ka marrë bashkëpunimi në fushën e sigurisë, me qëllim parandalimin e atyre që i përshkroi si “përpjekjeve të aktorëve të dëmshëm për më shumë “kaos dhe jostabilitet”. Vizita e Osmanit në SHBA vjen pak javë përpara ceremonisë së inaguruimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump. SHBA-ja ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998, dhe përkrahja e saj ka qenë vendimtare, përfshirë rrugën drejt pavarësisë. Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike. Megjithatë, në disa raste, viteve të fundit, raportet e Uashingtonit me Qeverinë e Kosovës janë tendosur, pavarësisht se në publik zyrtarë qeveritarë në Prishtinë kanë përsëritur vazhdimisht se koordinohen dhe kanë bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58