Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vazhdon takimet me liderë europianë në Granada të Spanjës, ku po mbahet samiti i liderëve të bllokut. Këtë samiti, kryetarja e shtetit Kosovar e ka kthyer në një mundësi për një fushatë shënjestrimi të Serbisë, si përgjegjëse të tensioneve të reja në veri. Përmes një postimi në platformën X, ajo vetë e bëri të ditur se është takuar me kryeministrin holandez, Mark Rutte, me të cilin ka diskutuar pikërisht situatën e sigurisë në vend.