Vjosa Osmani e shfrytëzoi vizitën e saj në Gjermani për t`i kërkuar Berlinit mbështetje për njohje të reja të shtetësisë së Kosovës, si dhe për anëtarësimin e këtij vendi në organizata ndërkombëtare. Gjatë takimit që ka zhvilluar me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Gjermani, osmani kërkoi përkrahjen e ketij shteti edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.