Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme është reflektuar edhe jashtë rajonit. Gjatë natës një shpërthim i fortë u dëgjua pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo. Policia norvegjeze bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun. Sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar.