Misioni i OSBE në Tiranë ka përgëzuar angazhimin e partive politike për nisjen e mbledhjeve për reformën zgjedhore, por kërkon angazhime gjithëpërfshirëse. Në një deklaratë të publikuar në platformën “X”, kreu i OSBE/ODIHR, Matteo Mecacci ka kërkuar që partitë të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse.