Dhjetë persona kanë humbur jetën prej orteqeve në malet austriake e ato zvicerane përgjatë fundjavës. Turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania, janë në mesin e të vdekurve të shënuar në disa qendra skish. Autoritetet austriake kanë aktivizuar paralajmërimin e katërt nga rreziku i një orteku pas reshjeve intensive të borës dhe erërave të acarta në disa zona.